Në mars, studiuesit kinezë parashikuan që tokamaku i tyre HL-2M - një pajisje e dizajnuar për ta replikuar fuzionin bërthamor, të njëjtin reaksion që e fuqizon Diellin – dhe se do të ndërtohet përpara fundit të vitit 2019.
Ende nuk ka asnjë lajm nëse kjo do të ndodhë, por në nëntor, Duan Xuru, një nga shkencëtarët që po punojnë në “diellin artificial”, e ofroi një azhurnim, duke thënë se ndërtimi po shkonte mirë dhe se pajisja do të duhej të jetë funksionale në vitin 2020 - një moment ky historik për të cilin ekspertët tani thonë për Newsweek se më në fund mund ta bëjë fuzionin bërthamor një mundësi të energjisë së qëndrueshme në Tokë.
Nëse shkencëtarët mund ta gjejnë se si ta shfrytëzojnë fuqinë e prodhuar nga fuzioni bërthamor, kjo mund ta sigurojë një burim gati të pakufishëm të energjisë së pastër. Për dekada, kjo e ka bërë energjinë e fuzionit gral të shenjtë për studiuesit e energjisë, shkruan Koha Ditore. Por problemi është se ata ende nuk e kanë kuptuar mënyrën më ekonomike për ta mbajtur plazmën jashtëzakonisht të nxehtë të mbyllur dhe stabile sa duhet për t’u bërë fuzioni.
Tokamaku kinez HL-2M mund të jetë pajisja që më në fund e tejkalon këtë sfidë – ose të paktën jep të dhëna të nevojshme për ta kapërcyer atë.
“HL-2M do t'u sigurojë hulumtuesve të dhëna të vlefshme në lidhje me kompatibilitetin e plazmave të fuzionit me performancë të lartë me qasje për ta trajtuar në mënyrë më efektive nxehtësinë dhe grimcat e rraskapitura nga bërthama e pajisjes”, tha për Newsweek fizikani i fuzionit James Harrison, i cili nuk është i përfshirë në projekt.
“Kjo është një nga çështjet më të mëdha me të cilat përballet zhvillimi i një reaktori komercial të fuzionit,” vazhdoi ai, “dhe rezultatet e HL-2M, si pjesë e komunitetit ndërkombëtar të hulumtimit të fuzionit, do të ndikojnë në dizajnimin e këtyre reaktorëve”.