Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Shkencëtarët amerikanë njoftojnë për eksperimentin e suksesshëm të energjisë me shkrirje

Energji shkrirjes

Shkencëtarët amerikanë kanë njoftuar për një të arritur të madhe në garën për të rikrijuar shkrirjen bërthamore, raporton BBC.

Fizikanët kanë ndjekur këtë teknologji për dekada, pasi ajo premton një burim potencial të një energjie të pastër pothuajse të pakufishme.

Të martën, shkencëtarët kanë konfirmuar se e kanë tejkaluar një barrierë të madhe – duke prodhuar më tepër energji nga eksperimenti i shkrirjes sesa që ishte vendosur.

Por, ekspertët thonë se ende ka rrugë derisa realizojnë plotësisht fuqinë e shkrirjes.

Eksperimenti u bë në Laboratorin Nacional Lawrence Livermore në Kaliforni.

Edhe Thyhet rekordi për prodhim të energjisë nga shkrirja bërthamore Tech Thyhet rekordi për prodhim të energjisë nga shkrirja bërthamore

Shkrirja bërthamore po njihet ndryshe si “grali i shenjtë” i prodhimit të energjisë.

Ai funksionon duke marrë çifte të atomeve të lehta dhe duke i detyruar të bashkohen – kjo “shkrirje” çliron shumë energji.

Është e kundërta e ndarjes bërthamore, ku atomet e rënda ndahen. Ndarja është teknologji që përdoret aktualisht në termocentrale bërthamore, por procesi gjithashtu prodhon shumë mbetje që vazhdojnë të japin rrezatim për një kohë të gjatë. Mund të jetë i rrezikshëm dhe duhet të ruhet në mënyrë të sigurt.

E shkrirja nukleare prodhon dukshëm më tepër energji, dhe vetëm sasi të vogla të mbetjeve radioaktive që qëndrojnë për një periudhë të shkurtër. Më e rëndësishmja, procesi nuk prodhon emetime të gazrave serrë dhe nuk ndikon në ndryshime klimatike.

Por, një nga sfidat është se detyrimi dhe mbajtja e elementeve së bashku në shkrirje kërkon sasi shumë të mëdha të temperaturës dhe presionit. Deri më tash, asnjë eksperiment nuk ka arritur të prodhojë më shumë energji sesa sasia që ishte vënë për ta vënë atë në funksion.

Edhe Energjia e errët - Forca misterioze kozmike duket se po dobësohet Kuriozitet Energjia e errët - Forca misterioze kozmike duket se po dobësohet

Impianti Nacional i Ndezjes në Kaliforni është eksperiment 3.5 miliardë dollarësh.

Ai vendos sasi të vogla hidrogjeni në një kapsulë të sasisë së një kokrre biberi.

Pastaj një laser i fuqishëm me 192 rreze përdoret për ta ngrohur dhe kompresuar karburantin e hidrogjenit.

Laseri është aq i fuqishëm sa që mund ta ngrohë kapsulën në 100 milionë gradë Celsius – që është më e nxehtë sesa qendra e Diellit.

Edhe Akullnajat po shkrihen, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja dramatike Kuriozitet Akullnajat po shkrihen, shkencëtarët paralajmërojnë për pasoja dramatike

Nën këto forca kapsula fillon të shpërthejë në vetvete, duke i detyruar atomet e hidrogjenit të shkrihen dhe lëshojnë energji.