Industria gjermane e robotikës po përballet me konkurrencë të ashpër nga Kina.
Rritja e konkurrencës nga Kina po rëndon perspektivën për industrinë robotike të Gjermanisë, e cila tashmë po lufton me rënien e porosive në një ekonomi të dobët vendase, tha një përfaqësues i shoqatës së inxhinierisë VDMA për Reuters.
"Konkurrenca është e ashpër," tha Frank Konrad, kreu i departamentit të robotikës i VDMA-s. "Shumë furnizues kinezë janë rritur fuqishëm në tregjet e tyre vendase dhe tani i janë drejtuar Evropës”.
Gjermania, e njohur për fuqinë e saj inxhinierike që dikur ishte pioniere e shumë teknologjive, tani po përballet me një rënie ekonomike të shkaktuar nga kostot e larta të energjisë dhe normat e interesit.
VMDA ka përgjysmuar perspektivën e saj vjetore të shitjeve për sektorin, sipas të dhënave të para nga Reuters.
-
Blerësit kinezë të interesuar për fabrikat “e padëshiruara” gjermane të Volkswagenit
-
Bien shitjet e BMW-së dhe Mercedesit në Kinë
-
Kina godet SHBA-në me sanksione dhe kufizime në eksportin e dronëve
-
BMW-ja do t’i largojë 8 mijë punëtorë nën presionin nga rivalët kinezë
-
BMW-ja do të përdorë robotë me formë njeriu për prodhimin e automjeteve