Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Kërkesat sistemore për PC për lojën RAGE 2

Rage 2 në PC, PlayStation 4 dhe Xbox One do të arrijë më 14 maj, ndërsa në lojë kanë punuar id Software dhe Avalanche Studios. Publikuesi Bethesda i ka bërë të ditura kërkesat sistemore për PC të cilat do t’u duhen përdoruesve që ta luajnë këtë lojë të shumëpritur, raporton Overclock3D.

Bethesda nuk i ka njoftuar frameratet ose konfigurimet për specifikimet e sistemit, por supozohet se ato do të jenë 60fps 1080p në parametrat e larta dhe ultra. Në konzola, më herët sugjerohej se PS4 dhe Xbox One Pro X do të ofrojnë framerate mode prej 60fps për lojë, por tani për tani nuk dihet se sa mirë do të funksiojë ky mode në versionin e lojës që është në shitje me pakicë, shkruan KOHA Ditore.

Opsionet për menunë Rage 2 PC do ta kenë një slider FOV (50-120 shkallë), konfigurime për motion blur dhe depth of field, si dhe mbështetje burimore për monitorët ultra-të gjerë 21:9 dhe 32:9.

Specifikimet minimale për PC:

OS: Windows 7, 8.1 ose 10 (64-bitësh)

Edhe Red Dead Redemption 2 në dispozicion për PC Tech Red Dead Redemption 2 në dispozicion për PC

CPU: Intel Core i5-3570 ose AMD Ryzen 3 1300X

GPU: Nvidia GTX 780 3GB ose AMD R9 280 3GB

RAM: 8GB

Disku: 50GB hapësirë të lirë

Specifikimet e rekomanduara për PC:

OS: Windows 7, 8.1 ose 10 (64-bitësh)

CPU: Intel Core i7-4770 ose AMD Ryzen 5 1600X

GPU: Nvidia GTX 1070 8GB ose AMD Vega 56 8GB

Edhe Publikohen kërkesat sistemore të PC për Code Vein Tech Publikohen kërkesat sistemore të PC për Code Vein

RAM: 8GB

Disku: 50GB hapësirë të lirë