Kanadaja ka njoftuar se do ta ndalojë aplikacionin kinez “WeChat” nga pajisjet qeveritare, raporton BBC.
Aplikacioni “WeChat” nganjëherë i referohet si “aplikacion i çdo gjëje” – si WhatsAppi, Facebooku, Amazoni dhe Tinderi të gjitha në një.
Mirëpo, qeveritë perëndimore kanë shprehur shqetësimin për sigurinë, veçanërisht pasi aplikacioni mund të përdoret për t’i spiunuar përdoruesit.
“WeChat” është një prej aplikacioneve më të përdorura në botë. Është i popullarizuar në Kinë, në Azinë Juglindore dhe po ashtu te diaspora kineze.
Kanadaja ka njoftuar se ndalimi do të hyjë në fuqi menjëherë.
Edhe
Rusia urdhëron bllokimin e WhatsApp-it
Nuk ka dëshmi se informacionet qeveritare kanadeze janë komprometuar shkaku i “WeChat”, ka thënë kryetarja e Bordit të Thesarit të Kanadasë, Anita Ananad.
Kanadaja po ashtu po merr masa ndaj “Kasperskyt”, një kompani e sigurisë kibernetike me seli në Rusi.
-
Si po e anashkalojnë rusët perden digjitale të hekurt të Putinit?
-
Bien nga sistemi Facebooku, Messengeri, Instagrami e WhatsAppi
-
BE-ja urdhëron Metan t’u japë rivalëve të inteligjencës artificiale qasje në WhatsApp
-
Nga Australia në Evropë - Vendet nxitojnë ta ndalojnë qasjen e fëmijëve në mediat sociale