Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

James Webb kap pamje të pabesueshme të Jupiterit

Teleskopi hapësinor më i madh dhe më i fuqishëm në botë, ka zbuluar pamje të mahnitshme të Jupiterit.

Teleskopi James Webb bëri fotografitë e planetit më të madh të sistemit diellor në korrik.

Imazhet tregojnë, aurorat, stuhitë gjigante, hënat dhe unazat që rrethojnë Jupiterin, derisa astronomët këto pamje i kanë quajtur të pabesueshme.

Fotografitë infra të kuqe u ngjyrosen artificialisht për t’i bërë veçoritë të dalloheshin.

Kjo është për shkak se drita infra e kuqe është e padukshme për syrin e njeriut, shkruan BBC-ja të martën.

“Nuk e kemi parë kurrë Jupiterin si këto pamje që na ofrohen tash. Është e pabesueshme”, tha astronomia planetar Imke de Pater nga Universiteti i Kalifornisë, i cili luajti një rol kyç në projekt.

“Ne nuk e kishim pritur më të vërtetë që të ishte kaq mirë”, shtoi ajo.

Edhe Botohen fotografi mbresëlënëse të Jupiterit Kuriozitet Botohen fotografi mbresëlënëse të Jupiterit

James Webb prej 10 miliardë dollarësh është një mision ndërkombëtar i udhëhequr nga agjencia hapësinore amerikane Nasa me partnerët e saj nga Agjencia evropiane e Hapësirës dhe Agjencia kanadeze e Hapësirës.

NASA tha se në pamjen e pavarur të Jupiterit, të krijuar nga një përbërje e disa imazheve nga teleskopi, aurorat shtriheshin në lartësi të mëdha mbi polit verior dhe jugor të Jupiterit. Aurorat janë shfaqje drite në qiell të shkaktuara nga Dielli.

Ndërkohë, Njolla e Madhe e Kuqe, një stuhi e famshme aq e madhe sa mund të gëlltiste Tokën, u shfaq e bardhë. Kjo ndodhi sepse reflektonte shumë dritë dielli.