Adhuruesit e video-lojërave kanë përjetuar probleme të shumta me video-lojën e famshme Fortnite – pasi shumë njerëz janë mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë së koronavirusit.
“Epig Games”, zhvilluesi i video-lojës së famshme, njoftoi në Twitter se po heton një numër problemesh dhe ka marrë raportime të shumta se loja ka dështuar.
“Jemi duke hetuar problemet me kyçjen, krijimin e lojërave dhe shërbimet tjera të Fortnitet. Do të lëshojmë një përditësim kur këto të zgjidhen”, ka shkruar kompania.
Lojtarët kanë raportuar në uebfaqen e njohur për serverët “Downdetector” për problemet në Fortnite.
Artikuj të ngjashëm
-
Samsungu akuzohet se po vështirëson shkarkimin e videolojës së famshme
-
BE-ja kërkon përgjigje nga Apple mbi mosmarrëveshjet me “Epic Games”
-
Paditen Apple dhe Google për fshirje të video-lojës Fortnite
-
Përdoruesit e kompanisë Apple që luajnë Fortnite, u përjashtuan nga përditësimi i ri
-
Epic Games shtyn datën e lëshimit të sezonit të ri të lojës Fortnite