Agjencia e Mbrojtjes së të Dhënave të Italisë i ka kërkuar Facebookut sqarime për aktivitetet, në të cilat gjiganti i teknologjisë është angazhuar përpara zgjedhjeve të përgjithshme të së dielës, shkroi Reuters të enjten.
Kompania Meta, e cila zotëron platformat Facebook dhe Instagram, ka nisur një fushatë informacioni që synon votuesit e mundshëm italianë para zgjedhjeve parlamentare që mbahen më 25 shtator.
Sipas Metas, kjo nismë synon të kundërshtojë ndërhyrjen dhe të heqë përmbajtjen që ndikon në votim, përfshin bashkëpunimin me organizata të pavarura dhe përdorimin e një qendre virtuale të operacioneve për të identifikuar kërcënimet e mundshme në kohë reale.
Facebooku do të duhet të ofrojë informacion të detajuar mbi nismën dhe mbi natyrën e përpunimit të të dhënave.
-
Meta do t’i ndalojë reklamat politike në BE nga tetori
-
Facebooku formon ekip për të luftuar dezinformimin e inteligjencës artificiale në zgjedhjet e BE-së
-
Meta gjobitet për shkelje në ndalimin e reklamave italiane të lojërave të fatit
-
Italia kërkon që Facebook të paguajë TVSH prej rreth 870 milionë eurosh
-
Metës i kërkohet të sqarojë masat kundër abuzimit seksual të fëmijëve