Kompania mëmë e Facebookut, Meta Platforms, është bërë kompania më e fundit teknologjike e gjobitur në Itali për shkelje të ndalimit të reklamimit të lojërave të fatit.
Siç është bërë e ditur, Meta është gjobitur me 5.85 milionë euro në lidhje me profilet dhe llogaritë në Facebook dhe Instagram, si dhe me përmbajtje të sponsorizuar që promovojnë baste ose lojëra me të holla, thuhet në një deklaratë të lëshuar të premten nga mbikëqyrësi i komunikimit AGCOM.
Meta ka zgjedhur të mos komentojë deri më tani në lidhje me gjobën.
Në fillim të këtij muaji, AGCOM-i njoftoi gjoba për YouTube të Alphabetit dhe Twitch të Amazonit për shkeljen e ndalimit.
YouTube dhe Twitch u gjobitën përkatësisht me 2.25 milionë dhe 900 mijë euro.
-
Meta gjobitet me 390 milionë euro nga BE-ja
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta gjobitet me mbi 500 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në rrjetet sociale
-
“Meta” duhet të paguajë 375 milionë dollarë për dështim në “sigurinë e fëmijëve”
-
BE-ja gjobit Googlein me gati 3 miliardë euro