Përshpejtimi sistemor i Intelit, Optane, është bërë me azhurnim të konsiderueshëm, duke u mundësuar pajisjes nivele të performancës PCIe 3.0 x4, duke e ndarë atë nga zgjidhjet ekzistuese të Intel PCIe x2, raporton Overclock3D.
Këto disqe të azhurnuara Optane janë pjesë e serisë M15, e cila do ta zëvendësojë serinë e tanishme M10 të akceleratorëve të sistemit, dhe do të livrohen në variante prej 16GB, 32GB dhe 64GB.
Seria Intel Optane M1x e akceleratorëve është dizajnuar për t’i përshpejtuar sistemet që përdorin HDD apo SSD për ruajtje, duke i cacheuar të dhënat në memorien e akceleratorëve Optane, të cilat më vonë mund t’i përdorë për ta zvogëluar kohën e startimit të sistemit dhe aplikacioneve. Kjo është arsyeja se pse Inteli i quan këto disqe të vogla M-series si përshpejtues të sistemit, shkruan KOHA Ditore.
Kur bëhet fjalë për latencën dhe performancën, seria e Intel M15 ofron shumë përmirësime, me lexime dhe regjistrim më të shpejtë të të dhënave, si dhe random performancë të përmirësuar.
Inteli ka konfirmuar se seria e re e akceleratorëve të sistemit të kompanisë, M15 Optane, do të lansohet në mes të tremujorit të tretë të këtij viti.
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA
-
Kjo rrobalarëse Samsung ofron më shumë sesa një larje të zakonshme
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Britania vë në dispozicion ilaçin e ri që mund të vonojë shfaqjen e diabetit të tipit 1
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë