Gjatë takimit me investitorët Inteli i publikoi disa informacione mbi planet për periudhën e ardhshme. Arkitektura e përmendur prej 10nm, si dhe disa detaje rreth procesit të Intel prej 7nm të prodhimit të çipave, raporton Neowin.
Procesorët e shumëpritur, të krijuar në procesin 10nm (me emër e koduar Ice lake), më në fund do të fillojnë të livrohen në qershor. Inteli premton një rritje prej tre herë në shpejtësinë e wireless, dy herë në enkodimin e videove dhe grafikës dhe 2.5 deri në tre herë në shpejtësi për inteligjencë artificiale krahasuar me gjeneratat e mëparshme, shkruan KOHA Ditore.

Për vitin 2019 dhe 2020, Inteli e planifikon një varg produktesh të bazuara në procesin 10nm, duke përfshirë procesorët për klient dhe të server, GPU për përdorim të përgjithshëm etj.
Kur është fjala për procesin e prodhimit 7nm, Inteli thekson se do të mundësojë shkallëzim dy herë më të mirë dhe 20% rritje në performancë për vat. Produkti më i shquar, i cili do të krijohet dhe publikohet në këtë proces, do të jetë familja Xe e kartave grafike që pritet në vitin 2021. Ai do të jetë i dedikuar për data qendrat AI dhe për kryerjen e detyrave kompjuterike me performancë të lartë.
-
Inteli pohon se desktop procesorët 10nm do të arrijnë në fillim të vitit të ardhshëm
-
Inteli i paralajmëron procesorët e parë Core të gjeneratës 10 në procesin 10nm
-
Specifikimet e Intel Comet Lake sugjerojnë 10 bërthama, socket të ri dhe procesin 14nm+++
-
Prezantohen CPU-të Intel 10nm Ice Lake të gjeneratës së dhjetë
-
Intel: Mungesa e çipave nuk do të ndodhë më kurrë