Agjencia Hapësinore e Indisë ka lëshuar me sukses një raketë nga porti hapësinor Sriharikota, për t’i ndihmuar shkencëtarët të përmirësojnë “njohjen e tre për vrimat e zeza”.
Agjencia ka shkruar të hënën se vitit 2024 ka nisur mbarë, derisa ka bërë të ditur se kërkimet shkencore do të kryhen nëpërmjet satelitit polarimetrik me rreze X.
“2024-a u ngrit në mënyrë madhështore. XPoSat është në gjendje të rregullt. Prodhimi i energjisë elektrike ka nisur”, thuhet në reagim.
Një mision të tillë e kishte nisur NASA në 2021-n, ndërsa ky po konsiderohet sukses i madh për shtetin e Indisë, që viteve të fundit është angazhuar më shumë për zbulime shkencore.
Gjatë 2023-s, India kishte nisur misionin e saj të parë diellor, Aditya-L1, ndërsa kishte festuar uljen e suksesshme në polin jugor të Hënës.