Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei Vision TV vjen në tre variante, me mode të avancuar AI

Gjatë ngjarjes Mate 30 Huawei e paralajmëroi edhe televizorin e vet 4K, të emërtuar Huawei Vision TV. Televizori e përdor softuerin Harmony OS (si modelet Honor Vision dhe Vision Pro të publikuara më herët), raporton TechRadar.

Huawei Vision TV do të jetë në dispozicion në madhësitë prej 55, 65 dhe 75 inçësh, ndërsa karakterizohet nga ekrani 4K Quantum Dot, norma të rifreskimit deri në 120Hz, korniza të holla metalike, si dhe pop-up kamerë për video konferenca. Harmony OS është i aftë të shërbejë si hub për pajisjet inteligjente shtëpiake, të cilat e mbështesin platformën HiLink.

Huawei gjithashtu i theksoi aftësitë AI të televizorit, ndërsa e përshkroi pajisjen si një "altoparlant të mençur me ekran të madh". TV-ja i mbështet komandat zanore dhe e ka mundësinë e njohjes së fytyrës dhe opsionet e përcjelljes së lëvizjeve, shkruan KOHA Ditore. Është integruar edhe modi AI i cili ndihmon në mbrojtjen e syve të fëmijëve (me siguri duke e filtruar dritën e kaltër). Vision gjithashtu mundëson “projeksion one-hop” nga telefonat Huawei. Telekomanda e TV-së ka touchpad dhe mbushet përmes portit USB-C.

Huawei nuk ka publikuar informacione për çmimin ose disponueshmërinë e Vision TV-së, megjithëse edhe modelet Honor Vision janë publikuar vetëm për tregun e Kinës, kështu që nuk do të habiteshim sikur Huawei Vision TV të mos shfaqet në Evropë.

Artikuj të ngjashëm