Sipas paralajmërimeve, Huawei po punon në televizorin e parë 5G 8K, i cili do të mund të prezantohet këtë vit. Gjiganti kinez, i cili i prodhon çipat e vet 5G, do të ishte prodhues i ri në fushën e televizorëve, raporton Engadget.
Pak kompani po i konsideorjnë idetë në fushën e 5G TV, por ky lloj i koneksionit do t’u mundësonte përdoruesve ta marrin shpejt VR ose përmbajtjen tjetër që është e pasur me të dhëna, si dhe të njëjtën përmbajtje ta shikojnë në ekran me rezolucion të lartë.
Edhe pse transmetimi i përmbajtjes 8K në televizorë është ende një gjë e rrallë, 4K TV tashmë është duke u bërë standard, të cilin tregu televiziv ngadalë po e drejton në arritjet e ardhshme. Pritet që versioni i ardhshëm i konzolës PlayStation do ta mbështesë rezolucionin 8K. Samsungu dhe Sony kanë filluar me shitjen e televizorëve 8K, edhe pse përmbajtja 8K është relativisht e rrallë, shkruan KOHA DItore.
Siç sugjeron VentureBeat, Huawei 5G TV mund të shërbejë edhe si router për pajisjet e tjera dhe pajisjet e mençura shtëpiake. Huawei nuk dëshiron për momentin të komentojë për lajmet në këtë temë, të publikuara nga mediat aziatike.
-
Televizorët 8K të LG-së arrijnë vitin e ardhshëm
-
Samsung muajin e ardhshëm sjell televizorë 8K
-
“Frika” nga Kina, BE-ja synon ndalimin e 5G-së në pajisjet e Huaweit
-
Huawei ka livruar afro 7 milionë telefona 5G gjatë vitit 2019
-
LG është duke i përgatitur tetë televizorë të rinj me performancë 'Real 8K'