Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

LG është duke i përgatitur tetë televizorë të rinj me performancë 'Real 8K'

Para fillimit të panairit CES 2020 në Las Vegas, LG ka përmendur disa zhvillime të reja në fushën e linjave të televizorëve për vitin 2020. Kompania do t’i ofrojë tetë modele të reja, të cilat do të ofrojnë performanca "Real 8K", të cilat i tejkalojnë specifikimet 8K të përcaktuara nga organizata CTA, raporton Engadget.

Këto modele të televizorëve 8K përfshijnë dy modele LG Signature OLED prej 88 dhe 77 inçësh (88/77 OLED ZX), si dhe gjashtë televizorë LCD të brenduar NanoCell (75/65 Nano99, 75/65 Nano97, 75/65 Nano95) në madhësi prej 77 dhe 65 inçësh, shkruan KOHA Ditore. Kur bëhet fjalë për përmbajtjen 8K, TV-të mund ta mbështesin përmbajtjen e preferuar të YouTube AV1, si dhe HEVC dhe VP9, inpute 8K përmes USB ose HDMI dhe në fund 8K 60FPS përmes streamingut dhe 8K 60P përmes HDMI.

Image

Për këtë vit, LG po planifikon edhe gjeneratën e tretë të procesorit të vet Alpha9 AI, i cili do ta ofrojë shkallëzimin e nevojshëm për TV 8K, si dhe procesimin AI Sound Pro. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë më shumë përmbajtje 8K në vitin 2020, e cila aktualisht është shumë e paktë.

Artikuj të ngjashëm