Tech

Samsung Odyssey G9 është ekran i lakuar 49-inçësh

CES 2020 ende nuk ka filluar zyrtarisht, por kjo nuk po e pengon kompaninë Samsung që ta prezantojë serinë e vet Odyssey të gaming monitorëve QLED. Odyssey G9 vjen me ekranin e parë të lakuar në botë 1000R dhe rifreskim prej 240Hz, raporton Overclock3D.

Odyssey G9 i ri vjen me ekran 49-inçësh 5120 x 1440p (dual-wide 1440p), ka certifikim dhe mbështetje DisplayHDR 1000 dhe mbështetje për rifreskim të sipërpërmendur deri në 240Hz. Displeji gjithashtu u ofron përdoruesve një reagueshmëri prej 1ms dhe mbështetje për teknologjinë AMD FreeSync 2 dhe është kompatibil me G-Sync.

Me një rezolucion dhe normë të rifreskimit aq të lartë, Samsung Odyssey G9 me siguri mbështetet në DisplayPort 1.3/1.4 për t’i ruajtur nivelet e kërkuara të trafikut për ekranin.

Image

Përveç modelit 49-inçësh Odyssey G9, Samsungu planifikon t’i prezantojë gjatë CES edhe dy modele G7, shkruan KOHA Ditore. Secili prej këtyre monitorëve ka rezolucion 2560 x 1440 (1440p) dhe certifikatë DisplayHDR 600. Të dy ekranet G7 kanë rifreskim prej 240Hz dhe mbështetje për FreeSync dhe G-Sync.

Më shumë detaje për këta monitorë do të jenë në dispozicion gjatë panairit CES 2020, përfshirë çmimin dhe disponueshmërinë e tyre në treg.