Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei nuk tallet, sjell televizorët “Smart Screen 4K HDR”

Kompania Huawei së fundi ka prezantuar televizorët Smart Screen me 65 dhe 75 inç. Huawei Smart Screen V65 dhe V75 janë pajisjet 4K HDR Quantum dot LED smart TV me rifreskim të ekranit prej 120Hz dhe mbështetje softuerike në formën e Harmony OS, raporton GSMArena.

Ekrani mbulon 100% të gamës së ngjyrave NTSC dhe gjithashtu përmban video kompresim dinamik MEMC për framerate më fluid. Në pjesën e sipërme të kornizës, Huawei e ka shtuar kamerën pop-up për video thirrje prej 1080p, ndërsa ofrohen edhe funksionet e përcjelljes së thellë të cilat e mundësojnë përcjelljen themelore të lëvizjes së trupit dhe kontrollin përmes gjestikulacioneve.

Të dy televizorët përdorin çipin katërbërthamësh të Huaweit, Hongua 818, të çiftuar me 4 GB RAM dhe 64 GB hapësirë për ruajtje. Në fushën e softuerit, ofrohet gjithashtu Harmony OS i Huaweit, së bashku me disa nga funksionet e kompanisë si Huawei Share, kontrollet Smart home dhe funksionet interesante të transferimit të përmbajtjes me dy telefona.

Image

Kur është fjala për portet, Smart Screen V65 dhe V75 i kanë nga tri porte HDMI 2.0, interfejs Ethernet dhe USB 3.0 si dhe dalje AV, shkruan KOHA Ditore. Huawei gjithashtu e ka shtuar sistemin me nëntë altoparlantë për audio më gjithëpërfshirës. Televizorët e mbështesin Bluetooth 5.0 dhe dual-band Wi-Fi.

Modeli 75-inçësh do të shitet në Kinë me një çmim prej rreth 1850 dollarësh, ndërsa fillimi i shitjes është planifikuar për 24 dhjetor.