Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Huawei Mate 30 do t’i ketë dy kamera me 40MP?

Pritet që Huawei do t’i prezantojë gjatë vjeshtës modelet Mate 30 dhe Mate 30 Pro, ndërsa telefonat do të duhej që në pjesën e pasme ta kenë një modul katror të kamerave. Sipas informuesit @rodent950, modeli standard do ta përdorë sistemin e kamerave 40MP + 40MP + 8MP, raporton GSMArena.

Sensori prej 40MP do të ketë madhësi prej 1/1.5"dhe një hapje të lentës prej f/1.6, por mund të jetë edhe më i madh - f/1.4. Sensori kryesor do të ketë piksele RYYB, siç kemi parë në telefonin Huawei P30 Pro. Gjithashtu, do të mbështesë funksione të ndryshme Cine lens.

Kamera e dytë prej 40MP do të jetë përgjegjëse për fotografi ultra të gjera. Huawei e ka përgatitur një befasi në formën e FOV-it me 120 shkallë, ndërsa sensorët do të kenë madhësi prej 1/1.7". Kamera e tretë është një telefoto 8MP, dhe vjen me zoom 5X.

Specifikimet e tjera të telefonit Huawei Mate 30 përfshijnë çipsetin Kirin 985, modemin e integruar 5G, mbushjen e shpejtë prej 55W dhe mbushjen pa tel prej 10W. Mbetet të shihet nëse këto thashetheme (sidomos kur bëhet fjalë për kamerat) do të realizohen.