Ka rrjedhë imazhi i Galaxy Note 20, i cili raportohet se ka rezolucion QHD dhe shkallë të rifreskimit prej 120Hz, por jo të dyja në të njëjtën kohë, shkruan Toms Guide.
Në një ngjarje që pritet të mbahet më 5 gusht Samsungu do të sjellë disa modele të Note 20, derisa priten edhe pajisje të tjera elektronike, transmeton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGalaxy Note 20 Ultra pritet që të ketë sensor kryesor prej 108MPm, 13MP telefoto lens me zadhues 50X dhe kamerë me kënd të gjerë ultra prej 12MP.
Note 20 i rregullt do të ketë kamerë kryesore prej 12MP, 64MP telefoto dhe lens ultra të gjerë prej 12MP.
Më pesë gusht pritet të lansohen edhe Galaxy Fold 2, tableti Galaxy Tab S7 dhe versioni 5G i Galaxy Z Flip.