Kompania kineze e pajisjeve teknologjike, Huawei, njoftoi se versionin Mate Xs do ta lansojë më 28 prill.
Kompania nuk dha shumë detaje për harduerin e telefonit, derisa janë paralajmëruar një varg përmirësimesh krahasuar me versionet e kaluara.
Siç njoftoi “Notebookcheck” të dielën, ndryshimet e këtij telefoni do të përfshijnë kamerën, ekranin si dhe kualitetin e fotografive. Në media janë publikuar versione të mundshme të telefonit që do të publikohet këtë muaj.
Pamjet nuk janë konfirmuar nga kompania.