Para një muaji, IDC ka raportuar se Huawei ka tejkaluar Apple me prodhim të smartfonëve, ndërsa sot Gartner ka bërë një deklaratë të ngjashme, por tani kanë krahasuar shitjet, transmeton koha.net.
Huawei ka pasur rritje për 38.6% në shitje të smartfonëve në çerekun e dytë të këtij viti, e pajisja kyçe për këtë rritje të shitjeve ishte nën brendi Honor që tani gjendet në 70 tregje të botës.
Shitjet e Apple kanë pasur shumë pak ndryshime, krahasuar me ato të vitit të kaluar, me diferencë më pak se 1 për qind, transmeton koha.net.
Interesimi për iPhone X ka rënë dukshëm më shpejt sesa modelet kryesore të më hershme të Apple.
Top 5 shitësit e smartfonëve më të mëdhenj në botë gjatë çerekut të dytë të 2018-ës:
Samsung ka shitur 72,336.4 njësi të smartfonëve
Huawei ka shitur 49,846.5
Apple ka shitur 44,715.1
Xiaomi ka shitur 32,825.5
OPPO ka shitur 28,511.1
Kompanitë tjera së bashku, 146,096.1
Në total janë shitur 374,330.6 smartfonë në të gjithë botën
Samsung edhe pse ka pasur rënie prej 12.6% në shitje, prapë mban pozicionin kryesues për nga numri i shitjeve të smartfonëve.