Kompania e njohur kineze e teknologjisë, Huawei, do të shpërblejë me 2 miliardë juanë ose rreth 260 milionë euro, punonjësit që ndihmojnë kompaninë të gjejë produkte alternative që do të ndihmojnë në kapërcimin e pengesës së vendosur nga presidenti amerikan, Donald Trump.
Kjo kompani ishte përfshirë në listën e zezë të tregtisë amerikane në muajin maj, duke e bërë të vështirë blerjen e produkteve dhe shërbimeve nga kompanitë amerikane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShpërblimi është për punonjësit që punojnë për të minimizuar ndikimin negativ duke gjetur zgjidhje alternative nga ato të shitura nga kompanitë amerikane.
Marrësit kryesorë të shpërblimit do të jenë punonjës në sektorin e kërkimit dhe zhvillimit, siç është HiSilicon, të cilët janë përgjegjës për zhvillimin e procesorëve të reja ose ekipi që zhvillon sistemet operative të Huaweit, të ndryshme nga ato të Googlet.
Përveç shpërblimit, çdo punonjës i Huaweit do të marrë dyfishin e pagës normale, si vlerësim i përpjekjeve të bëra për kompaninë./ksp