Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka vendosur t’i përjashtojë telefonat dhe kompjuterët nga tarifat reciproke, përfshirë ato më të ashprat të vendosura ndaj importeve kineze.
Siç kanë njoftuar autoritetet doganore, pajisjet elektronike janë në mesin e atyre që do të përjashtohen nga tarifat e vendosura ndaj të gjithë partnerëve tregtarë, e edhe ndaj Kinës që përballet me tarifë 145 për qind.
Vlerësohet se tarifat do të kenë ndikim të madh në gjigantët teknologjikë si Apple, që i prodhon telefonat iPhone dhe produktet tjera në Kinë. Rreth 90 për qind e prodhimit të iPhoneit bazohet në Kinë.
Sipas ekspertëve ekonomikë në “Wedbush” në SHBA, ky përjashtim nga tarifa “është lajmi më i mirë i mundshëm për investitorët e teknologjisë”.
Kompanitë ende nuk e kanë komentuar vendimin.
-
Trumpi kërcënon me tarifa të reja për telefonët e mençur
-
Trumpi kërcënon BE-në me tarifa të reja, paralajmëron tarifa edhe për Iphonët që prodhohen jashtë Amerikës
-
Kina lehtëson disa tarifa ndaj SHBA-së, por mohon pretendimet e Trumpit për negociata
-
Trumpi paralajmëron uljen e tarifave ndaj Kinës
-
WSJ: SHBA-ja planifikon t’i përdorë negociatat për tarifat për ta izoluar Kinën