Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Hong Kong, i gatshëm të licencojë kriptovalutat

Hong Kongu mund të bëhet vendi i radhës i cili vendos të rregullojë kriptovalutat me autoritetet të gatshme të ndërmarrin një hap të tillë.

Autoritetet thanë se kanë të gatshëm një bazë ligjore konceptuale e cila mund të përdoret për të rregulluar aktivitetin e bursave kriptografike të cilat operojnë jashtë ligjeve financiare në fuqi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Disa prej platformave më të mëdha në botë të tregtimit të kriptovalutave kanë zgjedhur Hong Kongun si bazë për operacionet e tyre.

Megjithatë Japonia njihet si vendi i kriptovalutave. Ky vend tashmë ka prezantuar licencimin e bursave, por kritikat nuk kanë munguar.

Binance, platforma më e madhe në botë e këmbimit të kriptovalutave, e konsideron rregulloren Japoneze si tejet të shtrënguar.

Po Hong Kongu si do të veprojë? Aktualisht nuk ka zëra për licencimin e bursave./PCWorld Albanian