Britania e Madhe ka ndaluar transaksionet në këmbimoren më të madhe të kriptovalutave në botë, Binance, raporton BBC.
Rregullatori financiar në Britani (FCA) ka vlerësuar se firma nuk mund të kryejë aktivitet të rregullt në Britani.
Po ashtu ka lëshuar paralajmërim për “Binance.com”, duke i këshilluar personat që të jenë të kujdesshëm ndaj reklamave ku premtohen fitime të mëdha nga investimet në kriptovaluta.
Vendimi i Britanisë vjen pas iniciativave të marra nga rregullatorët nëpër botë kundër platformave të kriptovalutave.
Binance Group aktualisht është me seli në Ishujt Kajman, ndërsa Binance Markets Limited është një firmë me seli në Londër. Firma ka disa entitete nëpër botë dhe Binance Group më herët ishte në Malta.
-
Këmbimorja më e madhe në botë për kriptovaluta largohet nga Rusia
-
Nigeria urdhëron gjigantin e kriptovalutave të paguajë 10 miliardë dollarë
-
Shefi i Binances jep dorëheqje, pranon fajësinë për shpëlarje parash
-
Binance u shërbeu tregtarëve në Iran pavarësisht sanksioneve të SHBA-së
-
Britania mbyll ATM-të e kriptomonedhave