Qeveria nigeriane ka thënë se ka kërkuar pothuajse 10 miliardë dollarë kompensim nga kompania e kriptovalutave, Binance.
Sipas qeverisë, Binance manipuloi normat e këmbimit valutor përmes spekulimeve dhe fiksimit të normave, të cilat kanë bërë që Naira [monedha zyrtare e Nigerisë] të humbasë gati 70% të vlerës së saj në muajt e fundit.
Dy drejtues të Binances u arrestuan në Nigeri në fillim të javës.
Binance nuk ka reaguar.
Nigeria është ekonomia më e madhe e Afrikës dhe gjithashtu një nga tregjet më të mëdha të kriptovalutave në botë.
Të martën, Banka Qendrore e Nigerisë ka thënë se Binance Nigeria kishte lëvizur fonde të pagjurmueshme me vlerë 26 miliardë dollarë.
Kriptovalutat nuk janë të paligjshme në Nigeri, por kompanitë duhet të regjistrohen në mënyrë që të operojnë atje. Sipas qeverisë nigeriane, Binance kishte dështuar ta bënte këtë.