Një gjykatë amerikane ka miratuar pranimin e fajësisë nga Binance, gjiganti i shkëmbimit të kriptomonedhave dhe dënimin me më shumë se 4.3 miliardë dollarë për shkeljen e ligjeve federale kundër pastrimit të parave dhe sanksioneve për shkak të gabimeve në kontrollet e brendshme.
Gjykatësi amerikan i qarkut në Seattle, Richard Jones, ka miratuar kërkesën, e cila përfshin një gjobë penale prej 1.81 miliardë dollarësh dhe 2.51 miliardë dollarë konfiskim.
Pranimi i fajësisë nga ana e Binancet, i shpallur në nëntor, zgjidhi një hetim shumëvjeçar që zbuloi se kompania ka dështuar të raportojë më shumë se 100,000 transaksione të dyshimta që përfshinin grupe të caktuara terroriste, si Hamasi, Al Kaeda dhe Shteti Islamik i Irakut dhe Sirisë, apo ISIS.
Prokurorët thanë se platforma e Binance ka mbështetur edhe shitjen e materialeve të abuzimit seksual të fëmijëve dhe ishte ndër marrësit më të mëdhenj të të ardhurave nga ransomëare.
Në një deklaratë të premten, Binance tha se pranoi përgjegjësinë, ka përmirësuar protokollet e saj kundër pastrimit të parave dhe ka bërë "progres të rëndësishëm" drejt ndryshimeve të kërkuara nga marrëveshja e saj për pranimin e fajësisë.