Bursa e kriptomonedhave Binance është nën hetim nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, raportoi Bloomberg. Zyrtarë të lartë amerikanë të cilët hetojnë pastrimin e parave dhe evazionin fiskal kanë dyshimet e tyre mbi biznesin e Binance.
Themeluar në 2017-n, Binance është bursa më e madhe në botë e kriptomonedhave. Me seli në Ishujt Kajman, Binance ka zyrat në Singapor.
Autoritetet amerikane po hetojnë nëse bursa ka lejuar amerikanët të tregtojnë ilegalisht në platformë duke blerë derivare të lidhura me monedha digjitale. Qytetarët amerikanë mund të blejnë këto lloj produktesh vetën në kompani të regjistruara pranë Komisionit për Tregtimin e Komoditeteve.
Vetë Binance është shprehur se nuk lejon transaksionet e paligjshme në uebsajtin e saj duke paralajmëruar shkelësit se mund t’ju ngrihet llogaria.
Por sipas raportimeve thuhet se 756 milionë dollarë transaksione kriminale janë realizuar për Binance.
-
Shefi i Binances jep dorëheqje, pranon fajësinë për shpëlarje parash
-
Nigeria urdhëron gjigantin e kriptovalutave të paguajë 10 miliardë dollarë
-
Binancet i miratohet pranimi i fajësisë për shkelje të ligjeve e pastrim të parave
-
Këmbimorja më e madhe në botë për kriptovaluta largohet nga Rusia
-
Binance u shërbeu tregtarëve në Iran pavarësisht sanksioneve të SHBA-së