Nuk është për t’u befasuar që disa nga operacionet më të mëdha të mihjes së kriptovalutave janë të vendosura në Kinë, por kjo dukuri nuk është diçka që ky vend mendon se meriton vëmendje. Organet rregullatore në Kinë si duket po e shqyrtojnë një ndalim të plotë të mihjes së kriptovalutave, sepse e klasifikuan atë si një aktivitet të padëshirueshëm ekonomik, raporton Ubergizmo.
Në këtë mënyrë është definuar mihja e kriptovalutave në dokumentacionin e autoriteteve, të publikuar nga Komisioni Kinez për Zhvillim Kombëtar dhe Reformë. Propozimi në këtë dokument e ndalon mihjen e valutave digjitale si Bitcoini.
Valutat digjitale mihen me ndihmën e kompjuterëve të fuqishëm dhe të veçantë që kërkojnë shumë energji për të punuar dhe për të kryer llogaritje komplekse. Sasia e energjisë së përdorur për këtë e tejkalon atë që shumë vende të vogla e përdorin për operacionet normale. Kjo situatë padyshim që e dëmton tërë planetin, shkruan KOHA Ditore.
Kina ka qasje të kujdesshme ndaj valutave digjitale në nivel qeveritar dhe konsideron se mihja paraqet një humbje të panevojshme të burimeve të vlefshme.
-
Ekspertët e quajnë të paarsyeshëm vendimin për ndalimin e mihjes së kriptovalutave
-
Shtete tjera ndalin kriptovalutat për pasoja financiare, Kosova për energji
-
Kina i shpall të paligjshme të gjitha transaksionet me kriptomonedha
-
Njoftimi i Trumpit “deklason” kriptovalutat
-
Dënohet kinezja që mashtroi njerëzit duke ua marrë 7 miliardë dollarë