Një shtetase kineze është dënuar pas një hetimi ndërkombëtar, që rezultoi në atë që besohet se ishte sekuestrimi më i madh i kriptovalutave në botë.
Policia metropolitane e Britanisë ka bërë të ditur se vitin e kaluar ajo ka arritur t’i kapë 61 mijë bitcoinë, në vlerë gati 7 miliardë dollarë.
Zhimin Qian, e njohur si Yadi Zhang, pranoi fajësinë të hënën në një gjykatë në Londër, për posedim ilegal të kriptovalutave.
Në periudhën 2014-2017, ajo udhëhoqi një mashtrim në shkallë të gjerë në Kinë, në të cilin viktima kishin rënë 128 mijë njerëz. E bëri këtë duke u premtuar rritje prej 300 për qind nëse investonin para në një kompani që ajo e udhëhiqte. E këto para, në vend të investimeve siç premtohej, ajo i ktheu në kriptovaluta.
47-vjeçarja ka pranuar fajin pas hetimeve që zgjatën shtatë vjet në një rrjet botëror.
Qian do të mbahet në paraburgim deri në caktimin e lartësisë së dënimit, në një datë që ende nuk është bërë e ditur.
-
Mbi 11 vjet burgim “kriptombretëreshës” kineze, përfitoi miliarda me mashtrime
-
SHBA-ja, Kina dhe Emiratet e Bashkuara arrestojnë 276 të dyshuar për mashtrim
-
Policia jugkoreane arrestoi 215 persona për mashtrimin më të madh të kriptomonedhave
-
BE-ja gjobit AliExpressin me 550 milionë euro për mosndalimin e shitjes së produkteve të paligjshme
-
BE-ja gjobit kompaninë “Temu” me 200 milionë euro