Autoritetet ruse kanë konfiskuar të mërkurën llogarinë bankare të Googlet në Rusi, raportoi Reuters.
Me sekuestrimin e llogarisë është bërë i pamundur funksionimi i zyrës ruse të Googlet, ka njoftuar një zëdhënës i kompanisë, pasi dega ruse e Googlet deklaroi synimin e saj për të paraqitur falimentimin.
"Google Rusia ka publikuar një njoftim me qëllimin për të paraqitur falimentimin”, ka thënë zëdhënësi.
Rusia ka kufizuar qasjen në disa prej rrjeteve sociale si Twitter, Facebook dhe Instagram në fillim të muajit mars, ndërsa në prill është zotuar se do të ndëshkojë Googlen për mbylljen e rrjeteve të financuara nga shteti rus në mbarë botën.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjykata e Moskës fillon procedurat e falimentimit të njësisë ruse të kompanisë Google
-
Moska sekuestron shtatë milionë dollarë të Googlet
-
Njësia e Microsoftit në Rusi do të falimentojë
-
Rusia gjobit Googlen me 78 milionë dollarë për injorim të gjobave të mëparshme
-
Rusia gjobit Googlein me shumë parash që nuk e ka e gjithë bota