Kompania amerikane Google ka marrë vendim t’i ndryshojë masat anti-COVID brenda stafit. Më nuk do të kërkohet vaksina si dëshmi ndërsa punëtorët e vaksinuar nuk do ta kenë obligative mbajtjen e maskës, të testohen apo të mbajnë distancën fizike.
Kështu u bë e ditur nga kompania, derisa thuhet se punëtorët e pavaksinuar, duhet t’i respektojnë në përpikëri masat e kaluara. Muaj më parë, Google i kishte paralajmëruar punëtorët se nëse nuk vaksinohen, do ta humbnin vendin e punës.
Masat brenda stafit i ka ndërruar edhe kompania Amazon, duke mundësuar mosmbajtjen e maskës nga personat e vaksinuar.
Në tërë SHBA-në, deri më tani janë regjistruar afro 940 mijë viktima nga koronavirusi e mbi 78 milionë të infektuar.
-
Google do t’i largojë nga puna punonjësit që refuzojnë të vaksinohen
-
Microsofti do t’iu kërkojë të gjithë punëtorëve në SHBA dëshmi të vaksinimit
-
Apple liron punëtorët nga vendosja obligative e maskave
-
Amazoni i jep fund pushimit me pagesë për punëtorët amerikanë të infektuar me COVID-19
-
Meta zbut masat anti-COVID për stafin e zyrave në SHBA