Gjiganti i shitjes në internet, Amazon, ka vendosur që t’i japë fund politikës së tij të pushimit me pagesë për punonjësit e infektuar me COVID-19, nga e hëna e 2 majit, ka njoftuar të shtunën kompania me bazë në SHBA.
Punëtorët në Amerikë nga e hëna do të mund të marrin pesë ditë pushim të arsyetuar dhe të papaguar pas diagnozës së konfirmuar të COVID-19, u ka thënë Amazon punëtorëve, raportoi Reuters.
“Mund të vazhdojmë të përshtatemi në mënyrë të sigurt me politikat tona para COVID-19”, ka thënë kompania duke përmendur lehtësimin e vazhdueshëm të masave ndaj COVID-19, disponueshmërinë e vaksinave dhe trajtimeve.
Amazon shkurtoi në janar pushimin e paguar për punëtorët me virus në një javë, para këtij vendimi është lejuar shfrytëzimi i pushimit dyjavor.