Kompania teknologjike, Meta, nuk po kërkon më që punonjësit të jenë vaksinuar me përforcues COVID-19 për të hyrë në zyrat e saj në Shtetet e Bashkuara, ka njoftuar të premten zëdhënësja e Metas, Tracy Clayton.
"Ne përditësuam kërkesat tona në fillim të marsit për t'u përshtatur me udhëzimet e CDC-së dhe tani përforcuesit e COVID-19 nuk kërkohen më për hyrje, megjithëse rekomandohet një gjë e tillë. Kërkesa kryesore e vaksinimit me dy doza mbetet në fuqi”, ka thënë Clayton, raportoi Reuters.
Më parë kjo kompani ka kërkuar që të gjithë punonjësit brenda zyrës duhet të paraqesin dëshminë se kanë marrë dozën përforcuese.
Kjo kërkesë është bërë gjatë kohës kur kompania po monitoronte situatën që është shkaktuar nga përhapja e variantit Omicron.
-
Moderna kërkon autorizimin e FDA-së për dozën e katërt të vaksinës anti-COVID
-
Google i ndryshon masat anti-COVID për punonjësit e saj
-
Kthimi në normalitet pas zbehjes së COVID-19
-
Bie interesimi për marrjen e vaksinës përforcuese në SHBA
-
Apple do të kërkojë dëshmi nga punonjësit për përforcuesin e COVID-19