Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google gjobitet me 4.1 miliardë euro në Evropë, shkeli rregullat e konkurrencës

Kompania teknologjike Google

Kompania teknologjike Google

Kompania teknologjike Google, ka humbur një nga sfidat më të mëdha të saj këtë të mërkurë, kur një gjykatë e lartë evropiane ka lënë në fuqi vendimin që thotë se ka shkelur rregullat e konkurrencës dhe e ka dënuar atë me gjobë rekorde, 4.1 miliardë euro, shkroi Reuters të mërkurën.

Kjo gjobë mund të inkurajojë rregullatorët e tjerë të rrisin presionin mbi gjigantin amerikan.

Njësia e Alphabetit ka kundërshtuar një vendim antitrust të Bashkimit Evropian, por vendimi është mbështetur më pas nga Gjykata e Përgjithshme e Evropës.

Zbatuesi antitrust i BE-së ka gjobitur motorin më të njohur të kërkimit në internet me total prej 8.25 miliardë eurosh në tri hetime për rreth një dekadë.

Kjo është humbja e dytë gjyqësore për Googlen në pak muaj. Kompania u gjobit me 2.42 miliardë euro edhe vitin e kaluar.

Edhe Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së Tech Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së

Pas këtij vendimi, kompania Google është shprehur e zhgënjyer.

"Jemi të zhgënjyer që Gjykata nuk e anuloi plotësisht vendimin” tha një zëdhënës i kompanisë për Reuters.