Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Google do të rregullojë RAM-in e telefonit Pixel 3 në përditësimin e ri

Google ka konfirmuar se është në dijeni për problemet me menaxhim të memories RAM të shkaktuar nga ‘cashe’ i aplikacioneve në smartfonët më të rinj të saj, Pixel 3 e Pixel 3 XL dhe planifikon që këtë ta rregullojë në përditësimin e radhës.

Përderisa ky përditësim nuk është përfshirë në përditësimin e nëntorit, i cili është lansuar sot, ai pritet të ndodh gjatë dhjetorit, transmeton Koha.net.

Google ka thënë për 9to5google se ky përditësim do të lansohet gjatë “javëve në vazhdim” e do të jetë i dizajnuar “që të ndalë mbylljen e parakohshme të aplikacioneve”.