Rrjedhja e informacioneve në lidhje me linjën e telefonave Pixel 4 nuk ka të ndalur, ndërsa tani janë shfaqur edhe detaje për datën e lansimit të telefonave të rinj të Google, si dhe konfirmimet e karakteristikave të modelit Pixel 4 XL, raporton GSMArena.
Informuesi i njohur Evan Blass (@evleaks) sugjeron që Google më 15 tetor do ta mbajë prezantimin e linjës Pixel 4. Këtë e vërteton fotografia që vjen nga ana e prodhuesve të mbrojtjes së ekranit, dhe tregon edhe që Pixel 4 do të ketë korniza të holla trianëshe, si dhe një kornizë të madhe të sipërme. Në kornizën e lartpërmendur do të vendosen sensorët e njohjes së fytyrës dhe radar sensorët Soli për detektimin e lëvizjeve.
Në fotografinë e dytë shihet Pixel 4 XL, në të cilin është startuar aplikacioni DevCheck Hardware and System Info. Mund të shihet se Pixel 4 XL e përdor çipsetin Snapdragon 855 (dhe jo Snapdragon 855+), shkruan KOHA Ditore. Përveç kësaj, madhësia e ekranit është 6.23 inçë, ndërsa rezolucioni i konfirmuar i ekranit është 3040 x 1440 piksele.
Pixel 4 dhe Pixel 4 XL do të duhej të kenë ekrane prej 90Hz, 6 GB RAM dhe dy kamera në pjesën e pasme. Pixel 4 XL do të ketë bateri prej 3700mAh, ndërsa Pixel 4 5.7 inçësh do të ketë bateri prej 2800mAh. Sigurisht, të dy telefonat që nga fillimi do të kenë Android 10.
-
Apple për pak ditë lanson telefonin e ri: Gjithçka që dihet për modelin e veçantë
-
iPhone 17 pritet me ndryshimet më të mëdha ndonjëherë nga Apple
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Ekspozimi i foshnjave ndaj telefonave, ndikon negativisht në zhvillim
-
Trump: Apple e Intel do të bashkëpunojnë për dizajnimin dhe prodhimin e çipave në SHBA