Janë shfaqur renderët më të rinj (të cilët duken sikur të jenë zyrtare) për Google Pixel 4 dhe ata përputhen me informacionet e rrjedhura për telefonin, duke na dhënë një pasqyrë më të qartë për dizajnin e modelit të ardhshëm të Google, raporton GSMArena.
Pixel 4 ka korniza të holla nga të tre anët, ndërsa korniza e sipërme është më e trashë dhe në të është vendosur kamera selfie dhe kufjet, së bashku me harduerin e nevojshëm për teknologjinë Motion Sense, shkruan KOHA Ditore. Në render gjithashtu shihet edhe prapavija (wallpaper) në të cilën shfaqet shkronja "P" dhe numri "4" në pesë ngjyra të ndryshme.
Në anën e pasme janë dy kamera, të vendosura në një modul katror, së bashku me blic. Pjesa e pasme e telefonit e zbulon edhe logon "G", por nuk ka sensor të gjurmëve të gishtave. Kjo do të thotë që Pixel 4 do të ketë lexues të gjurmëve në ekran ose do të mbështetet vetëm në hapjen përmes linjave të fytyrës.
Pixel 4 dhe Pixel 4 XL priten kah mesi i tetorit, kur do t’i mësojmë të gjitha detajet zyrtare në lidhje me telefonat e sivjetëm të Google.
-
Google humb betejën ligjore kundër gjobës 4.1 miliardë euroshe të BE-së
-
Apple po zhvillon një unazë inteligjente, mund të quhet iRing
-
Ekspertët paralajmërojnë: Lodrat me AI mund të rrezikojnë privatësinë e fëmijëve
-
Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë
-
Volkswageni premton revolucion në modelin e frymëzuar nga Golf 4