Menjëherë pasi që Google i lansoi telefonat e vet Pixel, të dedikuar për segmentin e mesëm të tregut, sajti i popullarizuar iFixit ka vendosur t'i nënshtrojë modelet Pixel 3a dhe Pixel 3a XL ndaj testeve të veta. Sajti na ka mundësuar të shohim telefonat e sipërpërmendur, si dhe të zbulojmë se sa të vështirë janë për servisim/riparim.
Ashtu si modelet e shtrenjta Pixel 3, edhe linja Pixel 3a ka ekrane OLED Samsung, si dhe kamerë të njëjtë në pjesën e prapme. Megjithatë, hardueri më i shtrenjtë si çipi Pixel Visual Core, mbushja pa tel dhe rezistenca ndaj ujit nuk janë të pranishme, përcjell iFixit.
Disa nga ndryshimet në linjën Pixel 3a i bënë këta telefona më modularë dhe më të lehtë për t’u riparuar. Nëse e preferoni praninë e portit 3.5mm, nuk ju pëlqejnë çmimet që janë rreth 1000 dollarë/euro ose thjesht doni ta zëvendësoni portin USB-C pa e dërguar telefonin në servisim, modelet Pixel 3A dhe Pixel XL 3A do ta ofrojnë pikërisht këtë, shkruan KOHA Ditore.
-
Google ka prezantuar telefonat Pixel 3a dhe 3a XL
-
Google Pixel 3a dhe Pixel 3a XL mbërrijnë më 8 maj
-
Fotoja e re na jep një pasqyrë më të mirë në Google Pixel 3a
-
Google Pixel 3a do të ketë çmim fillestar prej 450 euro dhe variantin vjollcë
-
Telefonat e Google nga segmenti i mesëm do të emërtohen Pixel 3a/3a XL