Gjatë muajve të fundit janë paraqitur disa raporte për versionet "Lite" të telefonave Pixel 3 dhe Pixel 3 XL nga kompania Google. Pajisjet më në fund do të duhej të zyrtarizohen këtë pranverë, raporton GSMArena.
Raporti më i ri nga Gjermania sugjeron se mund të presim që Pixel 3a më i vogël ta ketë një çmim fillestar prej 450 eurosh, ndërsa për këtë do të përfitohen 4GB RAM dhe 64GB hapësirë ruajtjeje. Ndoshta do të ekzistojë edhe modeli me hapësirë më të madhe të ruajtjes së të dhënave, por nuk ka të ngjarë që Pixel i përmendur të ketë më shumë RAM sesa modeli standard. Kjo do të thotë se benchmark listingu i cili e prezantoi kohët e fundit Pixel 3a XL me 6GB RAM, është me siguri një glitch.
Pixel 3a dhe 3a XL do të jenë në dispozicion në ngjyrë të zezë dhe të bardhë, por është edhe varianti i tretë, me emërtimin misterioz Iris. Pritet që ky version i telefonit të jetë ngjyrë vjollcë.
Sipas thashethemeve të mëparshme, telefonat Google nga segmenti i mesëm do të kenë ekran 5.6-inçësh dhe 6-inçësh, Snapdragon 670 SoC (ose Snapdragon 710), kamerë 12MP në pjesën e pasme dhe kamerë të përparme prej 8MP.