Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

Detajet e reja për Google Pixel 3 XL, vjen me 4 GB RAM...

Nuk ka dyshim se Pixel 3 XL i Googlet do të jetë smartfoni i avancuar, por mund të bie ndesh drejtpërdrejtë me konkurrentët e saj në aspektin e RAM-it.

Në ditët e sotme, jemi mësuar të shohim smartfonët e rinj të avancuar me së paku 6 GB RAM memorie por Pixel 3 XL me 4 GB është pak e çuditshme, shkruan në një uebfaqe kineze, transmeton Koha.net. Përsëri, vetëm njësitë e para-prodhimit mund të pajisen me 4 GB RAM dhe mund të përfundojë me 6 GB para lansimit.

Gjithashtu, GSMA Arena na shpalos edhe disa informacione në lidhje me ekranin. Kjo uebfaqe thotë se ekrani i Pixel 3 XL mund të vijë me raport prej 18.5:9 dhe rezolucion prej 1,440 x 2,960 pikselë, si dhe me prerje (notch).

Google Pixel 3 XL, po ashtu, pritet të vijë me procesor Snapdragon 845 dhe sistemin operativ Android të para-instaluar në version më të fundit – 9.0 Pie.

Image
Artikuj të ngjashëm