Vitin e kaluar, Tajvani u njoh si shembull model se si kontrollohet pandemia. Tani, me një numër në rritje të të infektuarve që po kërcënon edhe industrinë jetike të teknologjisë së vendit, qeveria po lejon korporatat e saj të fuqishme të blejnë vaksina për COVID-19 në emër të saj. Është një zgjidhje e pazakontë, por që ka kuptim marrë parasysh se Tajvani ankohej se Kina shkatërronte marrëveshjet e mëhershme.
Siç raportohet, qeveria tajvaneze ka thënë se do të lejojë prodhuesin e çipave TSMC dhe Terry Gou, themelues miliarder i gjigantit teknologjik Foxconn për të negociuar në emër të saj me prodhuesit e vaksinave.
TSMC dhe Gou kanë thënë se shpresojnë të blejnë rreth 5 milionë vaksina, secila nga BioNTech e Gjermanisë dhe se do t’ia dhuronin qeverisë.
“Qeveria mendon se mund të jetë më e lehtë për kompanitë të arrijnë tek prodhuesit e vaksinave apo distributorët ashtu që të ulet ndërhyrja gjeopolitike”, i ka thënë një burim Nikkei Asia.