Presidentja e Tajvanit ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dhurimin e 750 mijë dozave të vaksinës kundër koronavirusit.
Tsai Ingven e ka shprehur mesazhin në një takim me tre senatorë amerikanë që kanë vizituar kryeqytetin Taipei. Ajo ka thënë se vaksinat do ta ndihmojnë Tajvanin në luftën e tij kundër pandemisë. I ka falënderuar përzemërsisht senatorët amerikanë për ndihmën e ofruar.
Nuk është bërë e ditur se të cilës kompani janë dozat e vaksinave. Senatorët amerikanë kanë thënë se dhurata ishte shprehje e respektit amerikan për Tajvanin pasi Qeveria tajvaneze i dhuroi SHBA-së pajisje mbrojtëse personale dhe furnizime të tjera në ditët e para të pandemisë së koronavirusit.
Tajvani, i cili po përballet me presionin kinez, gëzon përkrahje të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
-
SHBA-ja dërgon në Tajvan 2.5 milionë doza të vaksinës antiCOVID
-
SHBA-ja aprovon shitjen e armëve për Tajvanin në vlerë 2 miliardë dollarë
-
SHBA-ja i shet Tajvanit raketa milionëshe
-
SHBA-ja thotë se ka dërguar 400 milionë doza të vaksinave në mbarë botën
-
SHBA-ja do të dhurojë edhe 500 milionë doza të vaksinës anti-COVID