Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

SHBA-ja dërgon në Tajvan 2.5 milionë doza të vaksinës antiCOVID

SHBA-ja ka dërguar 2.5 milionë doza të vaksinës antiCOVID në Tajvan, raporton BBC.

Numri është më i madh sesa 750 mijë doza që kishte premtuar SHBA-ja fillimisht se do t’ia dhuronte Tajvanit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Faleminderit SHBA-së për këtë gjest prekës të miqësisë”, ka thënë presidenti i Tajvanit, Tsai Ing-wen.

Tajvani kishte qenë i suksesshëm në menaxhimin e virusit fillimisht, por së fundi ka pasur një rritje të rasteve, ndërsa ritmi i vaksinimit ka qenë i ngadalshëm.

Tajvani akuzoi Kinën për intereferim në tentimet për të siguruar vaksina nga prodhuesit perëndimor.

Zyrtarët amerikanë thonë se donacioni është një demonstrim i përkushtimit të Washingtonit ndaj ishullit, një aleat kyç në rajon.