Kompania Gigabyte ka njoftuar se në linjën e vetë të produkteve e ka shtuar kartelën e re PCIe Expansion, e cila do t'u mundësojë përdoruesve ta vendosin konektorin 20 Gbps USB 3.2 Gen 2x2 në PC-në e tyre, raporton TechPowerUp.
Zgjidhja e përmendur nuk ka hub, ndërsa bëhet fjalë për një konektor, gjë që e kufizon ndjeshëm vlerën e tij përdoruese. Sipas kompanisë, kjo zgjidhje është e destinuar për përdoruesit të cilët janë të kënaqur me sistemet aktuale, por duan mbështetje për standardet më të reja, gjë që e eliminon nevojën për azhurnim të pllakave amë para se të vijë koha, shkruan KOHA Ditore.
Përdoruesit do të duhet ta sakrifikojnë një slot PCIe x4 për ta futur një kartelë PCIe 20 Gbps USB 3.2 Gen 2x2. Çmimi dhe disponueshmëria e pajisjes në këtë moment nuk dihen.
-
SSD-ja Gigabyte Aorus Gen4 AIC ofron shpejtësi deri në 15 GB/s
-
PCI-SIG publikon standardin PCI Express 5.0
-
SSD-ja e gjeneratës së ardhshme nga Gigabyte premton potencial të madh për PCIe 4.0
-
Gigabyte më në fund lanson GPU-në për gaming Radeon RX 590
-
Lexar paralajmëron SSD PCIe 4.0 me shpejtësi leximi prej 7 GB/s