Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Tech

PCI-SIG publikon standardin PCI Express 5.0

Edhe pse PCIe 4.0 është ende i freskët prejse u publikua, PCI-SIG tashmë është gati që ta ngrejë standardin e vet PCI Express në nivel të ri. Standardi PCI Express 5.0 tashmë është paralajmëruar, ndërsa do të mundësojë dyfishim të bandwidthit, përcjell Overclock3D.

Karakteristikat kryesore të standardit PCI Express 5.0 përfshijnë:

Mundësimin e parë bitrate 32 GT/s dhe deri 128 GB/s përmes konfigurimeve x16;

Përkrahja për shpejtësi më të mëdha përmes tagëve dhe krediteve të zgjeruara;

Përmirësimin e integritetit të sinjalit dhe performansave mekanike të konektorëve;

Edhe Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë Tech 1 muaj më parë Nvidia njofton çip të ri AI për kompjuterët personalë

Kompatibiliteti me standardet PCIe 4.0, 3.x, 2.x dhe 1.x.

Pritet që do të kalojë mjaft kohë derisa PCIe 5.0 të paraqitet në harduerin mainstream. PCI-SIG e ka publikuar standardin PCIe 4.0 në tetor të vitit 2017, ndërsa AMD do të jetë e para kompani që do ta implementojë PCI Express 4.0 në harduerin e dedikuar për masat e gjera të konsumit. Kjo kompani planifikon që në qershor të plasojë pllakat amë X570 të cilat janë kompatibile me standardin PCI Express 4.0, shkruan KOHA Ditore.