Për ata që nuk janë adhurues të sistemeve të mëdha për gaming dhe duan kompjuterë më të vegjël ose minimalistë, Inteli e ka një zgjidhje interesante. Sistemet e tilla zakonisht duhet të bëjnë kompromis, veçanërisht në fushën e kartelave grafike, por nuk është kështu edhe me kompjuterin Ghost Canyon NUC, raporton Ubergizmo.
Ghost Canyon NUC (i njohur gjithashtu si Intel NUC 9 Extreme) është një mini kompjuter desktop që është praktikisht një NUC i azhurnueshëm. Pajisja është mjaft e madhe saqë përveç azhurnimit të procesorit, mund ta implementojë edhe kartelën grafike me madhësi desktop.
Kjo do të thotë që kur bëhet fjalë për forcën e pastër, Ghost Canyon NUC mund të ofrojë performanca që janë pothuajse në nivel me sistemet desktop. Dallimi kryesor (që është pika kryesore e shitjes së modeleve të tilla) është se ky mini kompjuter desktopi do të mund të futet në çantë dhe do të mund të bartet lehtësisht, shkruan KOHA Ditore. Natyrisht, ende nevojiten pajisjet periferike të jashtme, si miu, tastiera dhe monitori.
Inteli pret që të fillojë me shitjen e kompjuterit Ghost Canyon NUC gjatë marsit, ndërsa sistemi bazik (barebone) do ta ketë një çmim fillestar prej 1.250 dollarësh dhe do të shkojë deri në 1.700 dollarë për modelin premium Core i9.
-
Intel pretendon se ka procesorin më të shpejtë në botë
-
Paralajmërohen procesorët e rinj të Intelit Tiger Lake me GPU Xe
-
Inteli pohon se desktop procesorët 10nm do të arrijnë në fillim të vitit të ardhshëm
-
Inteli sjell edicionin e kufizuar të procesorit i9-9900KS
-
Inteli i gatshëm t’i prezantojë GPU-të diskrete deri në mesin e 2020-s