Smartfonët e rinj të Samsungut nga seria “J” – J5 (2017) dhe J7 (2017) – nuk kanë qenë vetëm temë e disa spekulimeve deri tani, por ato po ashtu kanë marrë edhe certifikata të ndryshme. Dhe tani, ata janë konfirmuar zyrtarisht nga kompania, edhe pse jo drejtpërdrejtë.
Galaxy J5 (2017) dhe Galaxy J7 (2017) , sot janë shfaqur në uebfaqen zyrtare të gjigantit teknologjik nga Korea e Jugut, transmeton Koha.net. Smartfonët e rinj janë listuar në mes të pajisjeve që ofrojnë mbështetje për veçorinë Kids Mode.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Gjithashtu, Galaxy J5 (2017) dhe Galaxy J7 (2017) është thënë se do të vijnë me kamerën kryesore prej 13 megapikselë, trup tërësisht nga metali, si dhe me sensor për gishtërinj.
I pari, po ashtu, është thënë se do të vijë me ekran full HD, 3 gigabajt RAM memorie si dhe baterinë prej 3,600 mAh. Ndërsa ky i dyti, në anën tjetër, është thënë se do të vijë me procesor SoC me tetë bërthama. Të dytë do të punojnë me sistemin operativ Android Nougat, si dhe do të jenë në dispozicion me çmim prej 339 euro për J7 (2017) dhe 279 euro për J5 (2017).
Këta smarftonët e rinj nga seria “J” e Samsungut, përveç se janë shfaqur në uebfaqen zyrtare të kompanisë, për ata, po ashtu, janë shfaqur disa video në internet, më saktësisht në Rusi.
Videot në vijim shfaqin pamjet se si duket Galaxy J5 (2017) dhe Galaxy J7 (2017).