Janë zbuluar specifikat e telefonit më të ri J7 Duo të gjigantit të teknologjisë, Samsung.
Pajisja e re do të vijë me ekran Super AMOLED, kamerën kryesore të dyfishtë, sistemin operativ më të fundit dhe do të ofrojë mbështetje për rrjetin 4G.
Ekrani 5.5-inç Super AMOLED me rezolucion HD nënkupton që telefoni i ri do të ketë raportin standard të ekranit 16:9, transmeton Koha.net. Kamera kryesore e dyfishtë e ngjashme sikur e Galaxy C7 (2017) – 13 + 5 megapikselë.

Procesori me tetë bërthama dhe shpejtësi prej 1.6 GHz është ai i vitit të kaluar Exynos 7870, në kombinim me grafikën Mali T830. Sistemi operativ është listuar si Android Oreo 8.0, që nënkupton se Galaxy J7 Duo do të ketë ndërfaqen e përdoruesit më të fundit Samsung Experience 9.0.
Kapaciteti i baterisë së Galaxy J7 Duo është 3,000 mAh. Po ashtu, telefoni i ri mund të ofrojë baterinë e zëvendësueshme, duke ju lënë mundësinë që të rrisni kapacitetin e baterisë kur të doni.
Gjithashtu, Samsung Galaxy J7 Duo do të lansohet gjatë këtij muaji dhe do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të kaltër dhe ari.
-
Shfaqet Galaxy J7 (2018), vjen me procesorin më të ri të Samsungut
-
Vjen zyrtarisht versioni i ri i Galaxy J7 (2017) me kamerë të dyfishtë
-
Së shpejti versioni i ri i Samsung Galaxy J7 (2017)
-
Prezantohen zyrtarisht telefonat e rinj Galaxy J7 dhe J5
-
Galaxy J5 dhe J7 të 2017-ës shfaqen në uebfaqen e Samsungut