Të mërkurën nga Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s do të niset drejt orbitës së Tokës ekuipazhi i parë civil në botë, në përbërje të të cilit janë katër persona. Ky zhvillim shënon hapin e parë të madh të turizmit hapësinor deri më tani.
Kushtet e motit janë 70 për qind të favorshme për nisjen e planifikuar të katër amerikanëve, Jared Isaacman, Hayley Arceneaux, Chris Sembroski dhe Sian Proctor. Ata do të nisen nga e njëjta platformë (Pad 39A) e stacionit të hapësirës që u përdor për misionet historike në Hënë të misioneve Apollo, gjatë viteve 1960 dhe ‘70.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoEkuipazhi do të fluturojë në bordin e anijes hapësinore “Crew Dragon” e ndërtuar nga SpaceX, kompani private, e cila ka nisur dërgimin e astronautëve në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Anija hapësinore, plotësisht e automatizuar, do ta ngjisë ekuipazhin në një lartësi prej 575 kilometrash mbi sipërfaqen e Tokës, pak më lart sesa pozicioni aktual i Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, si dhe i teleskopit Hubble.
SpaceX njoftoi se katër turistët hapësinorë “do të kryejnë kërkime shkencore të projektuara për të avancuar shëndetin e njeriut në Tokë”, përpara se të kthehen pas tre ditësh.
Misioni, i quajtur “Inspiration 4”, do të udhëhiqet nga 38-vjeçari Isaacman, një sipërmarrës miliarder në fushën e teknologjisë, i cili thuhet se i ka paguar kompanisë SpaceX disa miliona dollarë për fluturimin. Pjesë e ekuipazhit është edhe 29-vjeçarja Arceneaux, një e mbijetuar e kancerit të kockave, e cila ka një shufër titani në këmbën e saj, gjë që e bën atë personin e parë që fluturon në hapësirë me një protezë.
Chris Sembroski një inxhinier 42-vjeçar i cili punon në industrinë e aviacionit, si dhe 51-vjeçari Sian Proctor me profesion gjeolog dhe profesor kolegji, i cili në vitin 2009 ishte një nga finalistët e konkursit të NASA-s për të qenë astronaut, janë dy turistët tjerë. /Voa